Maqedonia sot debuton në europian me 6 shqiptarë

Në orën 18:00 do të nisin sfidat e Grupit C ku do të shikojmë debutimin historik të Maqedonisë së Veriut ndaj Austrisë në Bukuresht dhe për më tepër do të kemi dhe aromë shqiptarie pasi janë jo pak por 6 lojtarë shqiptarê të grumbulluar me ekipin fqinj.

Trajneri Igor Angelovski ka 26 futbollistë në grumbullimin zyrtar, teksa bie në sy prezenca e plot 6 futbollistëve me origjinë shqiptare, të cilët do të çojnë një copëz Shqipëri në Europian.

Visar Musliu, Egzon Bejtullai, Ezgjan Alioski, Arijan Ademi, Enis Bardhi dhe fantaziati i Partizanit Ferhan Hasani janë shqiptarët e përzgjedhur nga Angelovksi për të përfaqësuar ngjyrat e Maqedonisë së Veriut në Euro 2020.

Ja lista e plotë e Maqedonisë së Veriut:

Portierë: Stole Dimitrovski, Damjan Shishkovski dhe Riste Jankov.

Mbrojtje: Stefan Ristovski, Visar Musliu, Egzon Bejtullai, Kire Ristevski, Gjoko Zajkov, Darko Vellkovski dhe Ezgjan Alioski.

Mesfusha: Arian Ademi, Enis Bardhi, Stefan Spirovski, Boban Nikollov, Tihomir Kostadinov, Ferhan Hasani, Elif Elmas, Daniell Avramovski, Darko Çurlinov dhe Marjan Radeski.

Sulm: Goran Pandev, Aleksandar Trajkovski, Ivan Triçkovski, Vllatko Stojanovski, Kërste Vellkovski dhe Millan Ristevski.

Në mbrëmje, në orën 21:00 do të kemi dhe Holandën në fushë po për Grupin D në duelin e parë për ta ndaj Ukrainës.

Në “Johan Cruiff Arena” të Amsterdamit, skuadra e drejtuar nga De Boer do të tregojë se deri ku mund të shkojë në këtë Europian dhe duhet ta bëjë përballë skuadrës së drejtuar nga legjenda Shevchenko.