Maqedonia vlon nga Bashkësitë fetare të ndryshme nga BFI

Pas reagimit të djeshëm të BFI-së për regjistrimin e Bashkësisë Islame Selefiste, në Komisionin për mardhënie mes komuniteteve fetare figurojnë edhe disa bashkësi tjera religjioze, mëson in7.tv

Një hulmutim që ka bërë in7, në evidencën e grupeve të bashkësive religjioze në faqen e Komisionit për marëdhënie mes komuniteteve fetare dhe grupeve religjioze pos Bashkësisë Islame Selefiste DAR EL HADITH me seli në Shkup, figurojnë edhe 3 grupe tjera religjioze të regjistruara.

Bëhet fjalë për bashkësinë EHLI SUNNET VEL XHEMAT (XHAMIA TRIZLLA) e regjistruar në qytetin e Prilepit. GRUPI RELIGJIOZ I TARIKATIT SUFI ME SELI NË TEQE e regjistruar në Shkup. BASHKËSIA E EHLI SUNETIT E XHEMATIT-KUMANOVË e regjistruar në Kumanovë dhe GRUPI RELIGJIOZ KADERI BEDEVI ZAKIRIJE – KUMANOVË bashkësi e cila gjithashtu është e regjistruar në Kumanovë.

Gjatë ditës së djeshme Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë reagoi ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Themelore Shkupi 2 në Shkup cila ka lejuar regjistrimin e “Bashkësis Islame Selefiste DAR el hadith”.
Nga BFI, këtë akt e quajtën të turpshëm dhe shumë të dëmshëm për unitetin e myslimanëve. Nga BFI theksuna se Ligji nuk lejon regjistrimin e dy bashkësive që mbajnë të njëjtin emër, kanë të njëjtat burime, dhe kryejnë të njëjtat praktika fetare. /in7.tv/

Listën e plotë të bashkësive fetare, grupeve fetare dhe objekteve fetare të regjistruara në Maqedoninë e Veriut mund ta shikoni duke klikuar KËTU!