Maradona dhuron spektakël, kërcen me tifozët në mes të intervistës (VIDEO)

Advertisment

Diego Maradona ka dhuruar spektakël pas barazimit 1:1 të Gimnasias në udhëtim te Huracani.

Legjenda argjentinase ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me një episod mjaft interesant në fund të sfidës.

Reklame

Ky i fundit ishte duke dhënë një intervistë ku filloi të fliste për rrjedhën e ndeshjes.

Megjithatë intervista zgjati shumë pak dhe shkak për këtë u bënë tifozët e Gimnasias.

Këta të fundit ishin duke kënduar për ekipin e tyre por Maradona sapo i dëgjoi e harroi intervistën dhe nisi të kërcente së bashku me ta.