Marash Kumbulla FANTASTIK, CR7 dhe Juventus th yhen në Verona (VIDEO)

Advertisment

Ka përfunduar gjithçka në Marc’ Antonio Bentedogi, Verona ka triumfuar ndaj Juventusit duke i përmbysuar rezultatin. Verdhezinjtë kanë zhvilluar një ndeshje fantastike ku protagonist padyshim është bërë Marash Kumbulla i cili në datën e lindjes së tij ka bërë gjithçka për të gjetur golin. 20 vjeçari do të shënonte në pjesën e parë, por goli do t’i anulohej për pozicion milimetrik jashtë loje.

Në pjesën e dytë Ronaldo ka kaluar në avantazh bardhezinjtë në mintuën e 65, por gjithçka është përmbysur më pas. Ka qenë Borini ai i cili në të 75′ barazoi shifrat me një gol të bukur nga krahu i majtë, ndërsa në të 85′ Kumbulla në dyluftim me Bonuçin fiton një 11 metërsh pasi ky i fundit e prek topin me dorë. Ka qenë Pazzini ai i cili ka marrë përsipër gjuajtjen e penalltisë dhe ka kaluar në avantazh Veronën.

Reklame

Minuta e 21′ Juventus shokohet nga Verona. Është djaloshi i talentuar i Kombëtares shqitpare, Marash Kumbulla ai i cili ka mposhtur me kokë portierin Sheznei. Por pas ndërhyrjes së VAR, arbitri i ndeshjes ka anuluar golin duke prishur festën e Kumbullës. Sipas arbitrit Kumbulla ka zgjatur dorën dhe me milimetra i është anuluar goli.