Mark Zuckerberg i kalon krejt pritshmëritë – ja çka paralajmëron për të ardhmen

Advertisment

Ekzekutivi i Facebook, Mark Zuckerberg, paraqiti vizionin e tij për shoqërinë e vitit 2030, ku do të mbizotërojë realiteti i shtuar, një revolucion në shkëmbime sipas tij, për të cilin rrjeti social do të kontribuojë në masë.

“Këtë dhjetëvjeçar do të përqendrohem në planin afatgjatë. Në vend që t’i vija vetes sfida njëvjeçare, u përpoqa të mendoj se çfarë shpresoj që bota dhe jeta ime të duken në vitin 2030, për t’u siguruar që t’ia kushtoj tërë vëmendjen time kësaj sfide”, shkroi Zuckerberg në Facebook.