Marrëdhëniet Perez – Zidane të tensionuara, francezi pritet të largohet

Advertisment
HTML Image as link

Raportet mes presidentit të Real Madridit, Florentino Perez dhe trajnerit Zinedine Zidane janë të tensionuara.

Gazeta spanjolle ‘El Confidencial’ të mërkurën raporton se trajneri francez pritet të largohet në fund të këtij edicioni, edhe nëse triumfon në Ligën e Kampionëve e La Ligën.

Reklame

Perez madje, ka zhvilluar negociata me disa trajnerë të tjerë si Allegri, Conte, Nagelsmann dhe Löw.

Një gjë që e shqetëson presidentin Perez, është lidhja e ngushtë mes Zinedine Zidane dhe Kylian Mbappe, pasi spanjolli e dëshiron me çdo kusht sul muesin francez në Madrid.
E nëse Zidane largohet, transferimi i Mbappes mund të ndërlikohej.

/Indeksonline/