Filloi marshi në përkujtim të viktimave të aksidentit të Llaskarcës

Advertisment

Me rastin e njëvjetorit të tragjedisë së Llaskarcës ku në një ak sídent trafiku humbën jetën 16 persona dhe dhjetëra të tjerë u lënduan, sot do të mbahet marsh përkujtimor.

Pikënisja e marshit do të jetë vendi ku ndodhi tragjedia në afërsi të fshatit Llaskarcë, ndërsa do të përfundojë në sheshin e qytetit të Gostivarit, me gjatësi prej rreth 55 kilometra.

Reklame

Iniciativa vjen nga një grup alpinistësh, ndërsa do të mbështetet në tërësi nga Komuna e Gostivarit.

“Sot do të marshojmë në një rrugë e cila mori jetën e njerëzëve tanë…ecim që të kujtojmë organet kompetente se në çdo centimetër të kilometrave të kësaj rruge duhet të zbatohen rregullat e qarkullimit për të mos pasur më tragjedi si ajo e një viti më parë!

I nderuar qoftë kujtimi i të larguarve në tragjedinë e Llaskarcës! Zoti i pastë afër!”, ka shkruar në facebook, kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari.