Masakër në Gjilan zyrtarja e policisë dyshohet se vr au 4 anëtar të familjes (video)

Zyrtarja e Policisë së Kosovës, V B dyshohet se ka vr arë babanë, nënën dhe dy vëllezërit e saj sot, e martë në Gjilan.

Pas vr asjes së katër anëtarëve të saj të familjes, zyrtarja policore ka kryer vetëvr asje, ka konfirmuar Prokuroria Themelore e Gjilanit të martën.

Vr asjet dhe vetëvr asja ndodhi rreth orës 13 në lagjen ‘Bujanina’ të Gjilanit.

“Sot rreth orës 13h, nga një zyrtare policore janë vr arë 4 persona anëtarë të familjes së saj dhe në fund e njëjta ka kryer vetëvr asje”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

“Sipas informatave të para, dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’, në Gjilan, e ndjera VB, zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me ar më zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvr asje”.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipa mjekësore, të cilët edhe kanë konstatuar vd ekjen e tyre.

Rasti është duke u hetuar nga Prokuroria e Shtetit. /Insajderi.com