Masat kundër Covid, fishekzjarre dhe shishe kundër policisë në Itali

Advertisment

Italia vazhdon të jetë nën protesta të vazhdueshme, pas vendimit të qeverisë për mbylljen e disa bizneseve pas orës 18:00.

Në rrugën “Viktor Emanuel” në Palermo kanë qenë vetë tregtarët ata që kanë iniciuar protestat në orën 18:00.

Reklame

Pak minuta më pas në drejtim të policisë janë hedhur fishekzjarre dhe shishe qelqi. Një fishekzjarr ka prekur një operator të Mediaset, i cili është dërguar për ndihmë në ambulancë.

Duket se e njëjta situatë është shfaqur edhe në Genova, ku ndaj forcave të rendit janë hedhur shishe dhe lëndë piroteknike.

Gati 500 tregtarë, studentë por edhe përfaqësues të së djathtës janë mbledhur në sheshin qendror të qytetit dhe situata është tensionuar më shumë kur aty kanë mbërritur ultrasit e Sampdorias. Forcat e rendit kanë arritur të shpërndajnë protestuesit./Opinion.