Masë e arrestit shtëpiak, Mijallkov do të mbikëqyret 24 orë

Advertisment

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit njoftoi se i akuzuari Sasho Mijallkov është paraqitur në prokurori këtë pasdite dhe i është dhënë vendimi për arrest shtëpiak.

Kujtojmë që dy ditë më parë, si rezultat i informacionit operacional që tregon mundësinë e arratisjes, me propozim të Prokurorisë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Gjykata Themelore Penale – Shkup lëshoi një vendim për arrest shtëpiak për të akuzuarin Sasho Mijallkov dhe mbikëqyrje me video dhe audio për 24 orë.