Maskat në shkolla, Shaqiri: Jam pro ruajtjes së shëndetit

Mendimi im është pro ruajtjes së shëndetit, kështu fillimisht u përgjigj ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri i pyetur nëse nxënësit do të vazhdojnë të bartin maska në shkolla pas 1 shkurtit, shkruan TV21.

Shaqiri tha se çdo vendim do të merret sipas rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive.

Reklame

“Nuk e vendos as unë si ministër, por as Ministria. Do të pres udhëzim nga takimi që do të realizohet ditën e enjte dhe të premte nga Komisioni për Sëmundje Infektive, vetëm për këtë problematikë.

Deri në fund do të respektohen të gjitha rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive”, tha mes tjerash Shaqiri.