‘Maskat nuk duhet të jenë ngushëllim për qeveritë’ OBSH: Bëni gjurmimin e kontakteve

Advertisment

Organizata Botërore e Shëndetit mbështet përdorimin e maskave si pjesë e një strategjie gjithëpërfshirëse për Covid-19, por ato nuk mund të përdoren si zëvendësues për masat e tjera të shëndetit publik, tha Maria Van Kerkhove, udhëheqëse teknike e OBSH-së për Covid-19.

Van Kerkhove tha që OBSH po qëndron e hapur për ndryshime në politika nga shumë qeveri, të cilët po aplikojnë përdorimin e maskave si pjesë e strategjisë së tyre Covid-19, veçanërisht në fushat me transmetim aktiv ose ku distanca fizike nuk është e mundur.

Reklame

“Ne mbështesim përdorimin e maskave si një nga mjetet mbrojtëse. Sidoqoftë, maskat nuk janë zëvendësim i masave tjera të shëndetit publik që gjithashtu duhet të jenë në fuqi”, tha Van Kerkhove në një raportim të OBSH-së në Gjenevë të hënën.

“Maska nuk zëvendësohet me mirëmbajtjen e higjienës së duarve, e as me distancën fizike, testimin, gjurmimin e kontakteve dhe karantinimin”, deklaroi tutje OBSH.

Gjithçka duhet të bëhet si pjesë e një qasje gjithëpërfshirëse, tha Van Kerkhove.