Maskat për koronavirus po trajtohen si ari në tregjet botërore

Në mbarë botën maskat janë artikujt më të kërkuar pasi edhe numri i tyre është në mungesë. Për mjekët, të infektuarit dhe të gjithë njerëzit që kërkojnë të mbrohen nga Covid-19 është hapur një “luftë”, sepse shumë vende kanë mungesë të theksuar maskash.

Prandaj Coviod-19 i ka kthyer maskat mbrojtëse në një objekt të fuqishëm spekulativ. Ndërkohë edhe kur një land gjerman porositi maska në vlerë afër 15 milionë euro përmes një firmë ndërmjetëse zvicerane, ra pre e mashtruesve.

Pasi firma ku porositën zviceranët ishte firmë fantazmë, ajo kishte arritur të vidhte identitetin e një firme europiane. Tashmë autoritetet po hetojnë mbi ngjarjen në fjalë.

12,7 milionë euro u arritën të siguroshen e t’i jepen sërish landit gjerman, Renani-Veriore-Vestfali shkruan gazeta gjermane Spiegel.

Pavarësisht kërkesës së lartë për maska, është ende e pa sqaruar siç duhet nesë duhet të mbahet maska nga personat e shëndetshëm apo jo. Sepse shumë eskspertë dhe mjekë tregojnë se maska është e nevojshme për të prekurit dhe vetë mjekët. Por nëse një person i pa infektuar i duhet të ketë qëndrojë në ambiente të hapura me njerëz të panjohur, ose në punë duhet të mbrohet me maskë.

A.C/Dosja.al