Matura shtetërore fillon nesër me testin e parë ekstern

Nxënësit që përfundojnë shkollën e mesme dhe janë paraqitur për maturë shtetërore, nga nesër në ora 10 do të jenë në provim ekstern i cili është i obligueshëm për të gjithë 15.294 kandidatë aq sa janë paraqitur për maturë shtetërore për këtë vit arsimor.

Sipas të dhënave, nga numri i përgjithshëm i të paraqiturve, 7.050 janë nxënës të gjimnazit, 7.983 janë nga arsimi profesional dhe 261 nga artet. Në gjuhë maqedonase dhe literaturë do të marrin pjesë gjithsej 10.848 kandidatë, gjuhë shqipe dhe literaturë 4.078 dhe 272 në gjuhë turke dhe literaturë.

Testi i dytë ekstern do të jetë më 11 qershor. Matematikën e kanë zgjedhur 1.529 maturantë. Ashtu si në vitet e kaluara, gjuhë të huaja kanë zgjedhur shumica, ndërsa më së shumti ka në gjuhën angleze 13.452, gjuhën gjermane 140, gjuhë franceze 32 dhe gjuhë ruse 18.

Matematika dhe gjuhët e huaja janë përzgjedhja për nxënësit e gjimnazit dhe arsimit profesional, ndërsa nxnësit e arteve gjuhë të huaja, filozofi për nxënësit e artit figurativ dhe estetikë për nxënësit e arsimit muzikor.

Sipas gjuhës, në gjuhë maqedonase janë paraqitur 10.886 maturantë, në gjuhën shqipe 4.134 dhe në gjuhën turke 274.

Rezultatet e testimeve do të publikohen 30 ditë nga testi i dytë ekstern.

Vitin e kaluar matura nuk u organizua për shkak të pandemisë, ndërsa sivjet është miratuar protokoll për dhënien e provimeve. Jo më shumë se 15 nxënës nuk mund të jenë në klasë, ndërsa shkollat do të vendosin ku do të jetë ky numri në minimum dhe maksimum.

Do të ketë rreth 2.000 testatorë dhe 300 vëzhgues të cilët janë të vaksinuar, ndërsa maturantët që gjatë dy provimeve do të jenë të infektuar me coronavirs ose në izolim, do t’u mundësohen termine shtesë mv 25 dhe 28 korrik.

Maturantët që nuk do ta kalojnë maturën shtetërore në qershor do të kenë mundësi të dytë gjatë muajit gusht, ndërsa në gusht terminet janë më 11 dhe 13 gusht.