Matura shtetërore, nxënësit deri më 5 mars t’i paraqesin provimet që do t’i kalojnë

Në vend të tre provimeve eksterne dhe një intern, nxënësit e shkollave të mesme në vitin e fundit do të japin dy provime eksterne dhe dy interne dhe detyrë projektuese të maturës shtetërore,

ndërkaq në pajtim me marrëveshjen e arritur me Qeverinë, më së voni deri më 5 mars duhet sërish t’i regjistrojnë provimet që do t’i kalojnë, përkatësisht kanë mundësi t’i ndryshojnë ato që i kanë paraqitur.

Në takim me kryeministrin Zoran Zaev, Unioni i nxënësve të shkollave të mesme u dakordua të kenë dy në vend të tre provimeve eksterne, me atë që provimi i tretë ekstern hiqet në rang të provimit interne, së bashku me provimin tjetër intern që tashmë e kanë për ta kaluar.

 

Në vend se prej 29 majit, kalimi i matures shtetërore është shtyrë për një javë dhe sesioni i provimeve do të fillojë prej 5 qershorit.