Mbajtja e maskës e dëmshme për dhëmbët!

Bartja e vazhdueshme e maskave rrezikon prishjen e dhëmbëve, thonë stomatologët.

Kjo tezë është e dokumentuar edhe sipas studimeve të fundit në SHBA, të cilat kanë gjetur lidhshmëri shkencore se në sëmundjet e gojës kontribuon edhe mbajtja e maskës për më shumë orë pa ndërprerje.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Stomatologët thonë se kjo ndodhë posaçërisht edhe nga mungesa e higjienës orale.
Stomatologu Fisnik Kasapi thotë se në muajt e fundit është shtuar fluksi i pacientëve, të cilët kërkojnë shërbime të domosdoshme dentare.

Me bartjen e maskës e para që ndodhë në gojën e njeriut është tharja e gojës. Me këtë vjen ulja e nivelit të pështymës që është barriera e parë e cila e stopon inflamacionin e mishrave të gojës edhe të fillimit të kariesit.

 

Tharja e gojës është një prej arsyeve që shkakton dëmtimin e higjienës orale dhe pas saj vijnë gradualisht prishja e dhëmbëve , ndezja e gengivës, rritja e nivelit të baktereve në gojë -tha Fisnik Kasapi, Specialist Stomatolog.