Mbappe me Koronavirus? Futbollisti bën testin, në dyshim sfida ndaj Dortmund

Sipas raportimeve të fundit nga mediat franceze, Kylian Mbappe është testuar për koronavirusin dhe si pasojë sulmuesi do të humbasë ndeshjen e së mërkurës në Champions League, ndaj Borussia Dortmund, shkruan Daily Mail.

Dyshohet se sulmuesi është ankuar për dhimbje fyti, dhe si rrjedhojë ka humbur dy seancat stërvitore dy ditët e fundit, përgjigjet e analizave priten të dalin orët e ardhshme.

Reklame

Në konferencën e shtypit në prag të sfidës së Borussia Dortmund në Chapions League, trajneri i ekipit Thomas Tuchel, konfirmoi se sulmuesi vuan nga dhimbje fyti dhe se pjesëmarrja e tij në këtë ndeshje mbetet ende në dyshim.

“Ai është i sëmurë, ka dhimbje fyti. Ne do të presim dhe vendosim të Mërkurën në mëngjes nëse ai do të luaj ndaj Borussia Dortmund”, tha  Thomas Tuchel.