Mbappe pritet ta ‘lëshoj’ bombën gjatë Euro 2020 dhe të njoftoj transferimin te Real Madridi

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe thuhet se planifikon të ‘lëshojë’ bombën e transferimeve gjatë Euro 2020.

Mbappe pritet të ndërroj ambient gjatë kësaj vere dhe ta bëjë njërin nga transferimeve më të mëdha në histori.

Jose Manuel Estrada Calzada apo i njohur më mirë si Pipi Estrada , është një gazetar dhe bashkëpunëtor në televizionet spanjolle që ka dhënë lajmin.

Në një emision për El Chiringuito, Estrada ka thënë se Mbappe do të njoftojë gjatë Euro 2020 se do të nënshkruajë për Real Madridin.

Sulmuesi francez do të hyjë në vitin e fundit të kontratës së tij gjatë Euro 2020 dhe ai pritet të transferohet të Los Blancos këtë verë.

Sipas gazetarit Estrada, një marrëveshje do të arrihet në ditët në vijim, duke e lënë Mbappen të bëjë njoftimin me Francën që ndjek titullin.

Ylli i Realit, Karim Benzem ka folur Mbappen disa herë gjatë kohëve të fundit, pasi të dy janë në grumbullim me kombëtaren. /Telegrafi/