Mbaruan ditët e rehatshme për funksionarët, ja kush e paralajmëron (video)

Advertisment

Vetura të shtrenjta, shtëpi luksoze, udhëtime dhe kartela pagesore. Sa kushtojnë funksionarët e emëruar nga Qeveria dhe në çfarë mënyrë pasurohen?

Zëvendëskryeministri për lu ftimin e korrupsionit Ljupço Nikolovski tha se përmes mjetit sistemor do të bëhet mbikëqyrja pasurisë. Ende nuk dihet se kur do të jetë gati ky sistem e as kush do të jetë ekipi i cili do të jetë nën Ministrinë kundër korrupsionit i cili po udhëhiqet nga Nikollovski.

Reklame

“Në pjesën e vendosjes së sistemit si do ta kontrollojmë prejardhjen e pronës. Është një proces që do të zgjasë. Nuk do të jetë nesër, as në tetor. Këto janë gjëra sistematike që ne duhet të bëjmë si shtet”, deklaroi Lupço Nikollovski, zëvendëskryeministër.

Përveç pasurisë së fituar, funksionarët kanë edhe beneficione tjera si kartela, vetura, udhëtime. Për këtë Nikollovski tha se politikanët me vetë iniciativë mund të shkurtojnë këto privilegje me vullnet të lirë.

“Mund të shkurtohen shumë beneficione, harxhime dhe privilegje. Megjithatë duhet të ketë transparencë dhe për këtë do të mundohemi që ta arrijmë deri në pushtet lokal. Do të ketë të dhëna të publikuara. Gjithçka do të jetë publike”, theksoi zëvendëskryeministri Lupço Nikollovski.

Nikollovski nuk përmendi asnjë funksionar i cili mund të ketë fituar pasurinë në mënyrë të paligjshme, ai tha se duhet t’i gjejmë. Mjeti sistemor do të mundësojë qytetarëve të dinë se në çfarë mënyrë harxhohen paratë e buxhetit. Të gjithë sektorët e ministrive dhe drejtoritë do të detyrohen të japin raporte se ku po i harxhojnë paratë.