Mbërrin në 8 numri/ Mutacioni i ri i Covid zbulohet në vendin fqinj

Katër raste të reja të llojit të mutuar të koronavirusit janë zbuluar në Greqi. Deri më tani në total ka shkuar në 8 numri i rasteve të reja te prekura nga mutacioni I Covid-19 në Greqi.

Njëri prej këtyre rasteve ka të bëjë me një grua, e cila mbërriti javën e kaluar nga Dubai.

Reklame

Sipas OPEN, tre të tjerët kanë të bëjnë me udhëtarët që u kthyen nga Britania.

Në total, rastet e llojit mutant që janë identifikuar në Greqi arrijnë në tetë.