Mbesa e Bin Ladenit: Trumpi, i vetmi president që mund ta parandalojë një tjetër 11 Shtator

Advertisment

Mbesa e Osama bin Ladenit Noor bin Ladin pretendon se Donald Trump është i vetmi president që mund të parandalojë një sulm tjetër terrorist të ngjashëm me su*lmin e 11 shtatorit të vitit 2001 ndaj Shteteve të Bashkuara. Gruaja 33-vjeçare paralajmëroi se nëse Joe Biden bëhet president i ShBA-së vendi mund të përballet me një su*lm tjetër pasi pretendoi se majtistët amerikanë janë rreshtuar radikalët shkruan Daily Mail.

Ajo beson se Trumpi duhet të rizgjidhet dhe e goditi anëtaren e Dhomës së Përfaqësuesve me prejardhje somaleze Ilhan Omar për të cilën tha se i urren Shtetet e Bashkuara. Në intervistën e parë për gazetën New York Post, mbesa e Bin Ladenit tha se është përkrahëse e vjetër e presidentit Donald Trump, duke shtuar se në shtëpinë e saj në Zvicër e mban kapelën me mbishkrimin “Make America Great Again”, që ishte parullë e fushatës së Trumpit në zgjedhjet e fundit presidenciale.

Reklame

Ajo e fajësoi administratën e ish-presidentit Barack Obama, gjatë së cilës nënpresident ishte Joe Biden për lejimin e ISIS-it që të bëhet më i fuqishëm dhe tha se Trumpi është i vetmi person që do ta parandalonte përsëritjen e një gjëje të tillë. Bin Ladin është lindur në Zvicër dhe jeton në këtë shtet, por pretendon se ajo është amerikane me zemër duke thënë se kur ishte e vogël e mbante një flamur amerikan në dhomën e gjumit dhe i ka vizituar shumë herë Shtetet e Bashkuara që nga mosha 3-vjeçare.