Mbi 1 milion vi ktima nga COVID19 për afër shtatë muaj pandemi

Advertisment

Virusi SARSCOV-2 ka shkaktuar vd ekjen e më shumë e 1 milion personave në botë ndërsa janë infektuar 33 311 425 persona, sipas të dhënave nga Worldometers.

Me hyrjen e vjeshtës numrat e rasteve të reja janë rritur, kryesisht në Europë, ku është paralajmëruar përkeqësim i situatës nëse nuk merren masat.

Reklame

“Do të bëhet më e vështirë. Do të ketë më shumë vi ktima në tetor dhe nëntor”, tha më 14 shtator Hans Kluge, drejtori i OBSH për Europën.

Shtetet e Bashkuara janë vendi me më shumë raste dhe vi ktima nga pandemia. 209,453 amerikanë kanë vd ekur që nga fillimi i pandemisë. Vendi i dytë me më shumë humbje jete është Brazili (141,776) dhe e treta India (95,574).

Katër vendet europiane me vd ekshmërinë më të lartë janë: Mbretëria e Bashkuara, Italia, Franca dhe Spanja.

Për sa i përket vd ekjeve për 100 mijë banorë, Belgjika, Andorra dhe Spanja renditen si vendet me më shumë vi ktima në Europë, respektivisht me 88.2 Belgjika 73.9 Andora dhe 67.3 Spanja.

Virusi SARSCOV-2 u shfaq në fund të viti 2019 në Kinë. Tashmë kanë kaluar 202 ditë që kur Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli zyrtarisht gjendjen e pandemisë./ Opinion.al