Mbi 10 milionë të shëruar nga COVID19 në mbarë botën

Advertisment

Numri i personave të shëruar në mbarë botën nga koronavirusi i ri (COVID-19) ka tejkaluar shifrën 10 milionë.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në botë deri më tani betejën me COVID-19 kanë arritur ta fitojnë 10.052.502 persona.

Reklame

Dhjetë vendet me numrin më të lartë të të shëruarve janë SHBA (2.090.129), Brazili (1.634.274), India (918.735), Rusia (600.250), Kili (318.095), Peruja (267.850), Afrika e Jugut (265.077), Irani (253.213), Meksika (251.505) dhe Pakistani (241.026).

Ndërkohë në Turqi janë shëruar 209.487 persona.

Pas shfaqjes për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës, COVID-19 u përhap në mbarë botën duke u shndërruar në pandemi. Në të gjithë botën, nga COVID-19 kanë humbur jetën 652.318 persona ndërkohë shifra e rasteve ka arritur në 16.422.064.