Mbi 100 pacientë janë trajtuar me plazmë

Advertisment

Instituti për Mjekësi Transfuzive informon se gjithsej janë siguruar 129 njësi të plazmës konvulsive për trajtimin e pacientëve të infektuar me Covid-19. Nga këto, 68 njësi sigurohen përmes procedurës prej gjithsej 30 dhuruesish dhe 59 njësi sigurohen përmes dhurimit standard.

Deri më tani, më shumë se 100 pacientë me Covid-19 janë trajtuar me plazmë konvulsive e cila përmban antitrupa kundër virusit të krijuar nga trupi i njeriut për të luftuar sëmundjen.

Reklame

Ministria e Shëndetësisë thekson se përmes plazmës konvulsive të dhuruar, antitrupat e pacientëve të shëruar përdoren në shkatërrimin e sëmundjes te personi tjetër me Kovid-19.

“Personi dhurues i plazmës konvulsive duhet të ketë dokumentuar dëshmi laboratorike se është i sëmurë me Kovid-19, të ketë dy teste negative brenda 24 orëve, të jetë së paku 21 ditë pa simptoma, pas së cilës bëhet test shtesë (i tretë) për të konfirmoi se nuk ishte prezent asnjë virus. Gjithashtu, sipas protokolleve, do të merret mostër për të përcaktuar përqendrimin dhe/ose titullin e antitrupave neutralizues anti-SARS-CoV-2”, kumtuan nga Ministria.

Ata shpjegojnë se të gjithë pacientët e shëruar që plotësojnë kërkesat për dhurues mund të kontaktojnë Institutin për Mjekësi Transfuzive për informacione të detajuara dhe takime për të treguar humanizmin e tyre dhe për të ndihmuar në trajtimin e pacientëve të tjerë me Covid-19.