Mbi 120.000 qytetarë janë paraqitur për të marrë vaksinën kundër coronavirusit në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë informoi se deri më tani, 3.028 punonjës shëndetësorë kanë marrë vaksinë kundër coronavirusit.

“Imunizimi bëhet në spitalin modular në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup dhe kryhet me vaksina nga prodhuesi “Pfizer”, të cilat vendi i mori si donacion nga Serbia”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Reklame

Sipas tyre, 72.800 qytetarë deri më tani kanë aplikuar për vaksinim përmes faqes në internet “vakcinacija.mk”, dhe 47.569 përmes një mjeku të familjes.

Gjatë ditës, Ministria informoi kompaninë Pfizer-Biontech për të shpërndarë 800.280 doza vaksinash në Maqedoni gjatë këtij viti. Sipas marrëveshjes, dorëzimi i vaksinave do të bëhet në 4 etapa, ndërsa dorëzimi i parë do të bëhet këtë muaj kur do të shpërndahen 21.060 doza të vaksinave./Telegrafi