Mbi 1,7 milion të infektuar me koronavirus në botë

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, numri i personave të infektuar me koronavirus në botë ka tejkaluar shifrën 1.7 milion përkatësisht 1 milion e 780 mijë e 903.

Numri i të prekurve mendohet se është shumë më i lartë, pasi shumica e personave janë duke u përballur me simptoma të lehta. 108.838 persona kanë vdekur në gjithë botën dhe 404.497 janë shëruar.

Reklame

Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të të prekurve (533. 115), pasuar nga Spanja, Italia dhe Gjermania. Po ashtu, SHBA deri më tani ka numrin më të madh të viktimave (20.580), duke tejkaluar Italinë ku numërohen 19.468 persona të vdekur.

Pas Italisë vendi tjetër më i prekur është Spanja me 16.606 viktima. Një tjetër vend i Evropës, Franca numëron 129.654 të infektuar dhe 13.832 viktima. Mbretëria e Bashkuar deri më tani ka më shumë se 9875 të vdekur dhe mbi 78.991 të infektuar