Mbi 2 milionë persona të infektuar me Covid-19 në SHBA

NEW YORK, USA - MARCH 14: Times Square seen quite on a busy hour in New York, United States on March 14, 2020. Coronavirus outbreak has effected New York Cityâs most touristic place. (Photo by Tayfun Coskun/Anadolu Agency via Getty Images)
Advertisment

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Shtetet e Bashkuara ka tejkaluar shifrën 2 milionë, ndërkohë që autoritetet shëndetësore kanë thënë se janë duke regjistruar rritje të numrit të të prekurve me Covid-19.

Shteti i Arizonas ka raportuar më 10 qershor për rekord të numrit të pacientëve, pasi një grup i madh turistësh janë parë duke qarkulluar përgjatë një feste në fund të muajit maj.

Reklame

Teksas, Florida dhe Karolina Veriore, të cilat kanë qenë në mesin e shteteve të para që kanë lehtësuar masat e izolimit, kanë qenë po ashtu në mesin e vendeve që kanë raportuar për rekord të infektimeve të reja brenda një dite.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, SHBA-ka ka konfirmuar 2,000,464 raste të prekura me koronavirus.

Prej tyre mbi 113,000 pacientë kanë vdekur.

Këto të dhëna kanë ardhur pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shtuar vëmendjen ndaj rritjes “eksponenciale” të numrit të të infektuarve me këtë virus në Amerikën Latine. /Opinion.al