Mbi 25 mij shqiptarë në Maqedoni pa nënshtetësi

Advertisment

Veprimtari i njohur, Gafurr Adili thotë se, një numër i madh i shqiptarëve në Maqedoni akoma nuk kanë nënshtetësi.
“Mbi 25.000 shqiptarë, edhe pas 3 dekadash “demokraci”, janë pa shtetësi të RMV-së; Partitë politike (iu thënçin shqiptare) heshtin s’i struci; Turp!”, thekson ai.

Ky problem nuk po trajtohet nga autoritetet e këtij shteti, të cilat para diplomatëve të huaj mburren se ligji për shtetësi është harmonizuar sipas standardeve evropiane. Shqiptarë që kanë jetuar me dekada të tëra në Maqedoni u mohohet e drejta për t’u pajisur me nënshtetësi nga Ministria e Brendshme e Maqedonisë, me arsyetimin se ata janë me origjinë nga Kosova apo edhe Kosova Lindore.

Reklame

Mungesa e shtetësisë po kthehet në problem serioz, veçmas për shqiptarët e Malësisë së Kumanovës. Ata ndodhen në një pozitë të palakmueshme për shkak se si pasojë e mungesës së nënshtetësisë nuk kanë as sigurim shëndetësor dhe shërbime të tjera. Në anën tjetër, mohimi i nënshtetësisë reflekton edhe në dobësimin e peshës politike për shkak se nënkupton më pak votues shqiptar.(INA)