Mbi 5 milionë mysliman bënë ‘Umrën’, asnjë rast me COVID-19

Arabia Saudite ka pranuar mbi 5 milion besimtar që kanë bërë umrën ka treguar Ministri i Haxhit dhe Umrës Dr. Muhamed Saleh Benten transmeton ekuilibër.

Ai tha që asnjë rast me COVID-19 nuk është raportuar nga radhët e besimtarëve që bënë umrën këtë vit.

Arabia Saudite pati pezulluar umrën në mars të këtij viti, njëjtë sikur që zvogëloi dukshëm numrin e pjesëmarrësve në haxh në kërrik të këtij viti në vetëm 1000 haxhilerë si masë kujdesi ndaj pandemisë COVID-19. Mbretëria po kthehet në normalitet pas mbylljes gjersa dhe më tej po u përmbahen protokolleve të rrepta shëndetësore.

Më 22 shtator, u njoftua për një rifillim gradual të umrës në katër faza.

Në fazën e parë, e cila zgjati për 14 ditë, u pritën 84,000 pelegrinë – 6,000 njerëz në ditë. Një total prej 210,000 besimtar kryen ritualet e Umras gjatë fazës së dytë.

Faza e tretë, e cila filloi në 1 nëntor, lejoi besimtar nga jashtë që të kryenin ritualin së bashku me banorët e Mbretërisë.