Advertisment
Më shumë se 5,5 milionë raste me koronavirusin e ri janë regjistruar zyrtarisht në botë, prej të cilëve më shumë se një e treta në Europë dhe në SHBA, sipas të dhënave zyrtare.
Të paktën 5 505 307 raste infektimi, mes të cilëve 346 188 të vdekur, janë regjistruar, veçanërisht në Europë, kontinenti më i prekur me 2 047 401 raste dhe 172 824 të vdekur, si dhe SHBA me 1 662 768 raste, prej të cilëve 98 223 të vdekur.
Reklame
Numri i rasteve të deklaruara në botë është dyfishuar në një muaj dhe më shumë se një milionë raste të reja me COVID-9 janë regjistruar në 11 ditët e fundit.
Numri i rasteve të diagnostikuara nuk reflekton numrin real të kontaminimeve, pasi një numër i madh vendesh testojnë vetëm rastet e rënda.