Mbi tetë milionë euro tenderë për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit në Maqedoni

Qendra për komunikim qytetar (QKQ) i ka publikuar hulumtimet dhe bazat e të dhënave të harxhimeve për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit në sezonin 2020/2021.

Për angazhimin e mekanizmit, punëtorëve, kripës dhe pastrimit në kushtet e dimrit, këtë sezon do të harxhohen 534 milionë denarë, gjegjësisht 8.7 milionë euro

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Tenderë për këtë qëllim kanë pasur 41 komuna dhe Bashkia e Shkupit, 6 ndërmarrje publike lokale dhe ndërmarrja shtetërore për mirëmbajtjen e rrugëve “Rrugët e Maqedonisë”.

Vetëm kjo ndërmarrje ka nënshkruar marrëveshje për mirëmbajtje të rrugëve në vlerë prej 5.7 milionë eurove, që është dy të tretat e të gjitha parave që do të harxhohen për këtë qëllim.

Bashkia e Shkupit ka planifikuar të harxhojë 700 mijë euro për pastrimin e borës, ndërsa së bashku me tetë komuna tjera do të harxhohen rreth 1.4 milionë euro.

Prej komunave tjera në vend, vlerë më të madhe do të harxhojnë Manastiri, Prilepi dhe Kumanova.