Mbidoza e vaksinës së Covid-19 shtron në spital punonjësit gjermanë të shëndetësisë

Fushata e vaksinimit kundër COVID-19 në Gjermani është zbehur paksa sot nga një gabim administrimi, kur tetë punonjës të shëndetësisë në veri të vendit u shtruan në spital pasi iu dha dozë më e madhe se e lejuara.

Autoritetet e rajonit Vorpommern-Ruegen thanë se punonjësit në qytetin Stralsund kishin marrë një dozë pesë herë më të madhe se normalja e vaksinës BioNTech-Pfizer të dielën, dhe katër prej tyre u shtruan në spital për monirtorim pasi nisën të shfaqnin shenja gripi.

Reklame

“Më vjen shumë keq për incidentin. Ky rast individual erdhi si rezulat i gabimit individual dhe shpresojmë që të prekurit të mos tregojnë efekte anësore”, tha kreu i rajonit Stefan Kerth në një deklaratë.

Incident erdhi pasi disa distrikte gjermane refuzuan të përdorin vaksina e marra gjatë fundjavës prej dyshimeve se gjatë transportit ishin ndërprerë kushtet frigoriferike për ruajtjen e tyre.

Autoritetet e Vorpommern-Ruegen përmendën gjithashtu për justifikim faktin se BioNtech ka thënë se doza më të mëdha mudn të përdoren në fazën e parë të imunizimit pa pasoja serioze në organizëm.

Deri tani kompanitë farmaceutike nuk janë shprehur për çështjen.

Top Channel