Mbillen 14 pemë në sheshin e Tetovës, në nder të vi ktimave nga zjarri

Me mbjelljen e 14 pemëve në sheshin Iliria në Tetovë, sot ka filluar marshi paqësor i grupit të tifozëve Ballistët, të cilëve iu bashkuan edhe qytetarët.

Marshi ka lëvizur nga rruga e Ilindenit deri tek objekti i djegur i ambulantes modulare në brendi të spitalit të Tetovës, ku edhe tragjikisht humbën jetët 12 pacientë dhe dy vizitor që kujdeseshin për familjarët.

Tek objekti u vendos edhe kurora me lule, ndërsa në murin e lumit Shkumbin, u lëshuan edhe disa fletushka me mbishkrime:

Jeta e njeriut nuk është numër, është vlerë” dhe tjetra “Jam gjallë andaj protestoj”.