Mbledhja e Këshillit të Sigurisë nuk anulohet, Pendarovski pret të deleguarit e Qeverisë

Advertisment

Pas informacionit se kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski është i infektuar me COVID-19,

ku ditë më parë në takim me të ishin edhe kryeministri Oliver Spasovski, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ministri i Arsimit, Arbër Ademi dhe zëvendëskryeministri Bujar Osmani,

Reklame

nga Kabineti i Presidentit, Stevo Pendarovski njoftojnë se mbledhja e Këshillit të Sigurisë nuk anulohet. Siç njoftuan për Alsat, do të presin nga Qeveria dhe resorët përkatës kush do t’i zëvendësojë të ftuarit në mbledhjen e Këshillit.

Alsat