Mblidhet Lëvizja Besa, bën gati pl atformën politike

Sot Lëvizja Besa është vënë në aksion për rrumbullakësimin e ofertës politike të cilën ajo si parti do të prezantojë para elektoratit shqiptarë në zgjedhjet e parakohëshme parlamentare.

Kështu thuhet në disa nga fotot të cilat ato i kanë publikuar në rrjetet sociale ku shihet anëtarësia teksa prezantohen përmes departamenteve të ndryshme në parti të cilët sot kanë prezantuar ofertën.

“Takim i rradhës i Departamenteve pranë Lëvizjes BESA. Po rrumbullaksohet oferta politike e Platformës “BESA”, theksojnë kështu nga kjo parti.