‘Mbrëmë dëfryem, sot na le me lot në sy’/ Ndahet nga jeta sapo u ul në kafe, miqtë dedikime prekëse për 24 vjeçarin

Advertisment

Mbrëmjen e djeshme 24- vjeçari Meleq Allhidri nga Prrenjasi u nda nga jeta parakohe. I riu sapo kishte hyrë në një bar dhe kishte porositur një kafe, por jeta e tij u ndërpre ende pa marrë porosinë duke rënë nga karrigia në dysheme.

Shkak i kësaj vdekje dyshohet të ketë qenë një arrest kardiak. Ndërkohë në rrjetet sociale miqtë dhe të afërmit e tij kanë prekur me mesazhet për të riun. Ata kanë shprehur tronditjen nga kjo fatkeqësi që u mori nga jeta 24- vjeçarin.

Reklame

“Eh jeta sa shumë dhimbje ndjej ishe djal flori, tu preht shpirti në paqe vlla, ngushëllime familjes” shkruan një i njohur.

“Si na ike kshu o vlla, ca është kjo jet kshu, mbrëmë dëfryem e qeshëm edhe sot ike na le me lot në sy. Qofsh i xhenetit nuk do të harroj kurrë vëlla.” shkruan një i njohur tjetër.