Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare në planet e Shkëndijës së Tetovës

124

Shkëndija e Tetovës po bënë një merkato dimërore të fuqishme.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Ernest Gjoka, afruan pak ditë më parë një lojtar si Valon Ahmedi, teksa dje ka firmosur edhe një mbrojtës sllovak.

Por, Shkëndija nuk ka në plan të ndalet me kaq afrime. “Infosport.mk” raporton se klubi shqiptar nga Maqedonia e Veriut ka nisur nga puna për të afruar në skuadër edhe një tjetër futbollist me emër dhe me shumë eksperiencë në futbollin europian. Mbrojtësi që përfaqësoi Shqipërinë në Euro 2016, Arlind Ajeti është në planet e klubit tetovar dhe duket se po punohet për ta afruar në merkaton e janarit.

Për Ajetin ka interesim edhe nga kampionati shqiptar dhe është Tirana skuadra që kërkon shërbimet e tij por duket se gjërat tashmë janë ndërlikuar. Kur kanë mbetur edhe pak më shumë se dy javë nga mbyllja e merkatos së janarit, mbetet vetëm të shihet se si do të zgjidhet dhe ku do të vendosë Ajeti të luajë.