Mbushen kapacitetet e Klinikës Infektive, në funksion spitali modular

Advertisment

Në Klinikën Infektive janë mbushur kapacitet për pranim të pacientëve të rinj, nga mbrëmja e djeshme është aktivizuar spitali modular afër Klinikës.

“Vala e vjeshtës e të infektuarve të rinj me Covid-19 ka zmadhuar numrin e pacientëve në Klinikë, janë mbushur krevatet. Për këtë shkak është vendosur në funksion spitali modular”, ka konfirmuar Filipçe për “360 gradë”.

Reklame

Si pasojë e punës së shtuar në Kliniken Infektive, mjekë dhe infermiere nga Klinika e Pulmologjisë dhe Alergologjisë si dhe nga Instituti për sëmundje të mushkërive dhe tuberkulozit janë transferuar në Klinikën Infektive.