Mbyllen disa shkolla në Francë, 70 fëmijë infektohen nga koronavirusi

Advertisment

Autoritetet franceze kanë vendosur të mbyllin disa shkolla në qytetin verilindor të Roubaix, pasi një fëmijë kanë rezultuar me koronavirus.

Zyrtarët kanë lajmëruar familjarët e fëmijëve që kanë pasur kontakt me nxënësin e infektuar, ndërkohë që mësimi në këto shkolla do të vijojë online.

Reklame

Mësimi në shkollat e Francës nisi javën e kaluar pasi qeveria vendosi lehtësimin e disa masave, shumë njerëz ishin skeptik për këtë vendim të qeverisë duke u frikësuar për shëndetin e fëmijëve të tyre.

Ministri i Arsimit, Jean Michel Blanquer deklaroi për mediat franceze se 70 raste me koronavirus janë konfirmuar në 40 mijë shkollat e vendit. Ai shtoi se të gjitha shkollat e prekura janë mbyllur për të treguar se sa të kujdesshme janë autoritetet për shëndetin e fëmijëve.