Mbyllen shumë restorante dhe lokale në Tetovë prej orës 18 – 00 shkaku i Koronavirusit (VIDEO)

Shumë restorante dhe objekte të ndryshme hotelierike në Tetovë kanë mbyllur lokalet e tyre duke respektuar kështu vendimin e Ministrisë së Shëndetsisë për shkak të virusit Korona.

Vendimi ishte që ato të mbylleshin pas orës 18 00 .Qeveria po ndërmerr masa të shumta për të parandaluar përhapjen e virusit duke mbyllur dy ditë më parë shkollat ,çerdhet dhe institucionet e larta arsimore . Poashtu janë ndërprerë edhe aktivitetet e shumta sportive përfshirë edhe kampionatet e kategorisë superiore dhe ligave tjera përfshirë edhe futsalin.

Në ndërkohë që në Tetovë në këto çaste ka shumë pak lëvizje të qytetarëve të cilët po zbatojnë rekomandimet që të rrijnë më shumë në ambiente të mbyllura nëpër shtëpitë e tyre . TetovaSot