Me 1 shkurt mbahet kampionati i lojës së kapuçave

Advertisment

Klubi Alpin Podguri nga Istagu, me datën 01.02.2020, me fillim në ora 16:00, do të organizojë Kampionatin e Kosovës në Lojën me Kapuça.

Ky kampionat do të organizohet nën patronatin e Federatës së Lojërave dhe Sporteve Tradicionale të Kosovës (FLSTK)

Reklame

Njoftimi:

ju fton të merrni pjesë në Kampionatin e Kosovës në Lojën me Kapuça, e organizuara nën patronatin e Federatës së Lojërave dhe Sporteve Tradicionale të Kosovës (FLSTK) e cila mbahet në Komunën e Istogut, Fshati Kaliqan, në oden e Osmanajve, ditën e Shtunë, 01.02.2020. me fillim në ora 16:00.

Detajet e Organizimit:

Kampionati i Kosovës në Lojën e Kapuçave do mbahet në Komunën e Istogut, Fshati Kaliçan, Oda në Lagjen e Osmanajve nga ora 16:00 (tubimi në 15:30).

Ceremonia e hapjes së Kampionatit të Kosovës për Lojën me Kapuça ,Fjala e mirëseardhjes nga nikoqiri (Organizatori); Fjala e Kryetarit të Federatës së Lojërave dhe Sporteve Tradicionale të Kosovës (FLSTK); Fjalë përshëndetëse nga drejtues të sportit Kosovar; ,Dy pika (këngë) muzikore tradicionale (me instrumente muzikore tradicionale); Një pikë vallëzimi tradicional i valles së Podgurit (me tupanë dhe surle); Informimi me rregullat e lojës me Kapuqa sipas traditës së Podgurit; Fillimi i lojës me kapuça;

Kriteret për pjesëmarrje në Lojën me Kapuça:

Paraqitja e ekipeve e obliguar; Ekipi mund të ketë 3 lojtarë +1 rezervë; Lojtarët nuk mund të ndërrohen në mes të ekipeve; Meqë është hera e parë nga secila komunë e Kosovës mund të paraqiten 1 deri në 3 ekipe; Shorti do të bëhet publikisht para fillimit të lojës; Të drejtën e paraqitjes e kanë të gjithë qytetarët nga mosha 18 vjeç e tutje dhe që e njohin këtë lojë;

Pas përfundimit të lojës do të këndohet me këngë tallëse me fjalë të zgjedhura; Ne këtë organizim do të shtrohet darka me ushqime tradicionale për pjesëmarrësit dhe mysafirët;

Kampionati i Lojërave me Kapuça do të transmetohet nga Radio dhe TV nacionale e lokale;

Klubi Alpin Podguri rezervon te drejtën e fotografimit të pjesëmarrësve pasi që eventi është publik; Rezervimi i ekipeve i obliguar në këtë nr të kontaktit dhe në këtë emaill adresë;

Afati i fundit për rezervim e ekipeve 31.01.2020 ora 16:00;