Me 22 qershor në Kosovë do të hapen edhe katër pika të tjera kufitare

Kërkesën për hapjen e tyre e ka bërë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në mbledhjen e Qeverisë, përcjell Insajderi.org

Ndërsa, ky vendim është miratuar me shumicë votash.

Reklame

“Kërkesa e MSH është që të plotësohet dhe ndryshohet pika 5 e vendimit të qeverisë të datës 31 maj 2020, ku u hapën pikat kufitare Merdare, Vërmicë, Kullë, Hani i Elezit, Jarinjë dhe Dheu i Bardhë. Është parë e domosdoshme që shkaku i fluksit të qytetarëve të hapën edhe pikat kufitare Qafë Prush, Qafë Morinë, Muqibabë dhe Mutivodë. MSH në bashkëpunim me MPB do të analizojë situatën që gradualisht të hapë edhe pikat tjerat kufitare”, ka thënë Zemaj.

Zemaj poashtu ka bërë të ditur se sot do tu shpërndahet manuali për mbrojtje ndaj COVID-19, të gjitha institucioneve publike e private.

Zemaj ka deklaruar se respektimi i masave që përmban ky manual do të mbikëqyret rreptësisht./Insajderi.org