Më 5 korrik zgjedhje në Maqedoninë e Veriut?

Advertisment

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev gjatë ditës ka zhvilluar biseda telefonike me liderët politik dhe partnerët e koalicionit qeveritar dhe atyre parazgjedhor.

5 korriku mësohet të jetë propozimi i fundit i partisë në pushtet si datë për zgjedhje. Me këtë LSDM-ja dhe partnerët e koalicionit synojnë që si fillim KSHZ-së t’i jepen 35 ditë për përgatitjen e procesit zgjedhorë dhe të plotësojnë kërkesën e VMRO-DPMNE-së e cila është kundër zgjedhjeve në qershor.

Reklame

Lidhur me dilemat juridike se si do të caktohet data e re zgjedhjeve, mësohet se kryetari i Kuvendit do ta ndryshojë vendimin për zgjedhje më 12 prill me datën e dakorduar, përmes ndryshimit dhe plotësimit të dokumentit administrativ.