Me Agim Veliun Ministër, LDK qysh në start e g odet Albin Kurtin

Advertisment

Isa Mustafa ka bërë një tjetër lëvizje taktike, në raport me Albin Kurtin, pas arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje, duke e caktuar Agim Veliun si Ministër të Punëve të Brendshme.

Mustafa e ka goditur që në start Kurtin, duke ia dërguar në kabinetin qeverisës Agim Veliun, për të cilin vetëm simpati nuk gëzojnë në Vetëvendosje.

Reklame

Agim Veliu pritet të jetë Ministër i Punëve të Brendshme, një ministri kjo që e kishte kërkuar me ngulm Vetëvendosje dhe që ishte bërë “mollë sherri” në negociatat për koalicion mes Isa Mustafës e Albin Kurtit.

Ky hap i Mustafës konsiderohet si mesazh i fortë për Kryeministrin Kurti, se nuk do të lejohet dominimi i tij në Qeveri, por se do të ketë punë me dikë që njihet si njeri i fortë dhe për fuqinë që ka në LDK dhe në terren.

Agim Veliu ishte zëri i vetëm brenda LDK-së që ka kundërshtuar koalicionin me Vetëvendosjen, duke insistuar se ndarja e pushtetit mes dy partive duhej ta balanconte vullnetin qytetar të shprehur më 6 tetor në zgjedhjet e përgjithshme.

Ditë më parë, duke komentuar deklarimin e Nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliu, i cili qe shprehur pesimist për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje me VV-në, Albulena Haxhiu pat deklaruar se “qëndrimet e Agim Veliut tashmë i dimë”.

“Ne nuk po e presim qëndrimin e Agim Veliut, por të Këshillit Drejtues”, ishte shprehur ajo.

Nëse Agim Veliu zgjidhet Ministër, Podujeva do të shkojë në zgjedhje.