Me çifteli kundër koronavirusit, një histori suksesi e kompanisë Biblekaj në Zvicër (VIDEO)

Advertisment

Kompania Biblekaj GmbH në Zvicër, është një kompani e re dinamike, e cila përbëhet nga specialistë të trajnuar të cilët, mbi të gjitha përqendrohen në realizim shumë kualitativ të punës dhe në përsosmëri! Motoja e Biblekaj është: “Pasi ta keni kryer punën, të dilet nga banesa ashtu siç keni hyrë”.

Biblekaj GmbH është një kompani ku këshillat personale janë në rend të parë, zejtaria dhe një nivel i lartë i vetëdijës për cilësinë janë aq të natyrshme për të, sa edhe përdorimi i materialeve bashkëkohore të ndërtimit dhe ekzekutimi i përsosur, i përpiktë i të gjitha punëve, informon Shtegu.com. Kjo kompani realizon dizajnimin e dhomës, murit dhe tavanit profesionalisht dhe me kujdes deri në detajet e fundit për rinovime dhe ndërtesa të reja ose projekte rinovimi.

Reklame

Klientët e kompanisë janë gjithmonë në fokus të saj. Sepse qëllimi i saj kryesor është që klienti të jetë i kënaq. Përpos kësaj, klientëve të saj ajo u ofron cilësi të shkëlqyeshme dhe çmime të volitshme.

Kriza e kohëve të fundit e koronavirusit, gjithashtu i ka shqetësuar të punësuarit në këtë kompani, por shefi i saj Nik Biblekaj e ka gjetur mënyrën që sadopak ta neutraizojë ambientin e frikshëm nëpër kantieret e ndërtimit në Zvicër, duke u argëtuar nën tingujt e ëmbël të çiftelisë.

Videon në fjalë mund ta ndiqni këtu: