Me cilën parti maqedonase do të bashkëpunoni, Kasami: Prioritet e kemi të marrim përkrahje tek shqiptarët!

Advertisment

Kryetari i Lëvizjes Besa në Maqedoninë e Veriut, Bilall Kasami thotë se janë të gatshëm që edhe të vetëm të sfidojnë Bashkimin Demokratik për Integrim, dhe partitë tjera në qeveri që kërkojnë mbështetjen e shqiptarëve në zgjedhjet e 12 prillit. Por pranon që është i mundur një koalicion me Aleancën për Shqiptarët, për të cilin thotë se do të ndërtohej bazuar në platformë të pastër opozitare.

I pyetur për ndonjë bashkëpunim të mundshëm me partitë maqedonase, Kasami thotë se prioritet e kanë të marrin përkrahje te shqiptarët.

Reklame

Ai thotë se nëse një parti shqiptare merr votat e mjaftueshme të shqiptarëve, për t’i përfaqësues ata në institucione, atëherë është i mundshëm bashkëpunimi me parti maqedonase, por sipas tij, këtë do ta bënin vetëm nëse ai bashkëpunim është edhe në interesat e shqiptarëve.