Më ftohtë në Berovë minus 11, ndërsa në Mavrovë 12 centimetra borë

Advertisment

Në Berovë sot në mëngjes më ftohtë, -11 gradë Celsius, ndërsa maksimalisht dy gradë janë matur në Dojran.

Sipas DPHM, -8 në Shkup Petrovec, Shtip dhe Kriva Pallankë, -7 në Tetovë, Manastir, Strumicë, Dibër, Demir Kapi dhe Hanet e Mavrovës, -6 në Shkup në Zajçev Rid dhe Ohër, -5 në Pretor dhe Kumanovë, -4 në Lazaropole, -3 në Gjevgjeli dhe zero gradë janë matur në Krushevë.

Reklame

Lartësia për shtresën e borës deri në orën 7 është 12 centimetra në Hanet e Mavrovës, katër në Kodrën e Diellit dhe dy centimetra në Krushevë.

Moti sot është i kthjelltë dhe i ftohtë. Në rajonin e Dibrës ka paraqitje të mjegullës.

Gjatë ditës mot me diell me vranësira të vogla mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor.Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus 10 deri në minus 2 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 7 deri në 13 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të vogla mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare veriperëndimore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në minus 7, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 7 gradë Celsius