Më i mirë Juventusi apo Reali? Ronaldo na befason me përgjigjen e tij

99

Cristiano Ronaldo është intervistuar nga e përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport”, aty ka zbuluar se në cilin drejtim Juventus-i është më i mirë se Real Madrid.

Gazetari që e ka intervistuar, Luca Bianchin, ka thënë:

“Cristiano hyri në dhumë dhe fitoi vëmendjen e të gjithëve falë prezencës së tij fizike. Ai kishte zgjedhur një bluzë të thjesht të bardhe dhe foli rreth futbollit, siç të gjithë në nga mëngjesi deri në darkë. Por personaliteti i tij ishte ndryshe. Trupi i tij ishte dizenjuar për të luajtur futboll dhe zërin e kishte plot siguri. “

Gazetari e ka pyetur Ronaldo-s se si i duket Juventusi si klub, Torino si qytet dhe Italia si shtet, pas 5 muajsh që nga lançimi i transferimit të tij, ndërsa ylli i Juventus-it ka thënë:

“Jam shumë i lumtur që gjendem këtu. Qyteti është mikpritës, mbështetësit janë të sjellshëm ndërsa klubi është fantastik dhe një strukturë organizimi e jashtëzakonshme. Për më tepër lojtarët janë modestë këtu.”

Ndërsa gazetari ka dashur të mësojë më tepër rreth kësaj deklaratës së fundit dhe ka thënë, a janë këta lojtarë më të mirë se të tjerët?

“Mund të them se ky është grupi më i mirë që kam luajtur ndonjëherë. Pasi këtu jemi një skuadër. Diku tjetër dikush mund të ndihet më i madh se të tjerët. Ndërsa këtu të gjithë jemi “në të njëjtën anije”, modestë dhe me dëshirë për të fituar.

Edhe nëse Dybala dhe Mandzukic nuk shënojnë, vazhdon t’i shohësh të buzëqeshur. Për mua kjo është një gjë shumë e bukur dhe jam në gjendje të kuptoj diferencën. Edhe te Real-i janë modestë, por këtu, e ndjej se janë më tepër modest. Është shumë ndryshe nga Real Madrid. Këtu ngjan më shumë me një familje.”