Me jelekë anti-plumb, Rama zbret nga helikopteri në zonën e “nxehtë” të Ukrainës (VIDEO)

Advertisment

Kryeministri Edi Rama në cilësinë e drejtuesit të OSBE-së, ditën e sotme ka vizituar bazën ushtarake “Shiroky” në Kharkivit të Ukrainës.

Rama ka mbërritur aty me anë të një helikopteri pasi është një nga zonat më të pasigurta në Evropë për shkak të konfliktit me paramilitarët rusë.

Reklame

Raportohet se kryeministri Rama dhe delegacioni shoqërues është pajisur me jelekë antiplumb për shkak të rrezikshmërisë së lartë.

Po ashtu Rama ka qenë i shoqëruar bashkë me ambasadorin e Shqipërisë në OSBE Igli Hasani.