Me ligjin e ri, shtetësia në Maqedoni do të fitohet me 16 kushte

AdvertismentCustom Text

Deputetët e Kuvendit sot me 57 vota “për”, miratuan Ligjin për shtetësi.

Me këto ndryshime, janë paraparë 16 kushte me çka personat të cilët deri në shpalljen e pavarësisë së Maqedonisë kanë jetuar në Maqedoni mund të fitojnë shtetësi. Ligji u miratua me flamur evropian në procedurë të shkurtuar për shkak të bllokimit të partisë “E majta”.

ReklameCustom Text

Në debat në Kuvend, deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Bojan Stojanovski deklaroi se nuk duhet të shihet kjo si problematikë që përfshin përkatësi etnike, por duhet të shihet në mënyrë të drejtë.

Me ndryshimet e reja duhet të zgjidhet statusi i personave nga ish-republika e Jugosllavisë të cilët deri në shpalljen e pavarësisë kanë jetuar në Maqedoni. Ata do të duhet ta fitojnë shtetësinë në afat prej tre viteve që nga hyrja e ligjit në fuqi./Telegrafi/